Daçiq sulmon përsëri Malin e Zi: Ka shkuar larg në përhapjen e politikës anti-serbe, njofton vizitën e ministri të jashtëm shqiptar Cakaj në Medvegjë

Aktuale

Daçiq sulmon përsëri Malin e Zi: Ka shkuar larg në përhapjen e politikës anti-serbe, njofton vizitën e ministri të jashtëm shqiptar Cakaj në Medvegjë

Nga: F. B. Më: 7 qershor 2020 Në ora: 12:25
Daçiq

Ministri i jashtëm serb Daçiq ka sulmuar përsëri Malin e Zi duke vlerësuar se ajo ka shkuar larg në përhapjen e politikës anti-serbe, duke përmendur deklaratën e ministrit malazez Darmanoviç që në rast rreziku mund kërkohet ndihmë nga NATO si mbrojtje nga agresioni serb, shkruan “Blic”, transmeton “Bota sot”.

“Serbia nuk është agresive dhe me asnjë akt nuk tregoi agresivitet ndaj Malit të Zi dhe ata nuk e pranojnë se vetë kanë nxitur probleme” ka thënë Daçiq për TV Hepi.

Ai theksoi se nga atje vijnë deklarata se Serbia po përzihet në çështjet e tyre te brendshme duke nënvizuar se të drejtat e njeriut dhe bashkësive kombëtare nuk janë çështje të brendshme por çështje të rregulluara me konventa e deklarata ndërkombëtare.

Ai theksoi se si do reagonin malazezët po të shkonte ai në kuadër fushatës të qëndronte ne Budvë, e Hercegnovi.

Daçiq ka njoftuar se në dy tri ditët e ardhshme në Medvegjë do të qëndroj ministri i jashtëm shqiptar Gent Cakaj i cili do takojë popullatën shqiptare dhe Serbia nuk kundërshtoi një vizitë të tillë.

“Si do reagonte kreu malazez nëse këtë ia bëjmë Malit të Zi” pyeti ai.

Ai potencoi se deklaratat e “ashpra” nuk janë pjesë e fushatës dhe se edhe në të kaluarën ka reaguar në vendime, hapa e deklarata të politikanëve të veçantë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat