Tahiri: Hapet kufiri me Shqipërinë, po i kthehemi normalitetit

Aktuale

Tahiri: Hapet kufiri me Shqipërinë, po i kthehemi normalitetit

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 15:11
Tahiri

Zëvendëskryeministri i Parë, Besnik Tahiri ka kërkuar eliminimin e plotë të pengesave mes Kosovës dhe Shqipërisë pas hapjes së plotë të kufirit mes dy vendeve.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se kufiri shqiptaro-shqiptar duhet të eliminohet tërësisht sikurse kufijtë e shteteve të Bashkimit Evropianë.

Postimi i plotë: 

Po i kthehemi normalitetit

Qeveria sapo vendosi hapjen e kufirit me Republikën e Shqipërisë. Një vendim i cili lehtëson qarkullimin e njerëzve në të dy anët e kufirit. Kufiri shqiptaro-shqiptar duhet të eliminohet tërësisht sikurse kufijtë e shteteve të Bashkimit Europianë.

Qeveria e Republikës së Kosovës për çdo ditë, sa herë që të mblidhet, do ta marrë vendime që normalizojnë jetën e qytetarëve. Sikurse që do të vazhdojë edhe lufta për ta mposhtur plotësisht COVID-19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat