Haziri i del në krah Vjosa Osmanit, ja çfarë thotë për ata që po shpifin ndaj kryetares së Kuvendit

Aktuale

Haziri i del në krah Vjosa Osmanit, ja çfarë thotë për ata që po shpifin ndaj kryetares së Kuvendit

Nga: N. H Më: 7 qershor 2020 Në ora: 17:17
Vjosa Osmani

Edhe analisti Nexhat Haziri ka reaguar ndaj disa fotografive që po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe në disa portale, kinse babai i Vjosa Osmanit ishte pjesë e Policisë Serbe.

Haziri ka thënë se edhe pse nuk pajtohet me kryetaren e Kuvendit, shpifjet që po bëhen ndaj kësaj të fundit janë të ulëta.

Edhe Osmani ka reaguar pak minuta më parë. Ajo ka theksuar se ky sulm ka qenë i pritshëm ndaj saj.

Ja shkrimi i Hazirit:

E TURPSHME

Me Vjosen eshte shume normale te mos pajtohesh, me shume veprime te saja ne kohen e fundit nuk jam pajtuar as une. Por te shpifesh kunder dikujt me te cilin/ cilen nuk pajtohesh, se ndan mendime te ndryshme, qofshin politike apo edhe ne sfera te ndryshme, eshte e turpshme dhe tregon nivelin me te ulet njerezor.
#NDALSHPIFJET!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat