Bislimi: Liderët politik që vijnë nga UÇK-ja, nuk janë më të mëdhenj se vet shteti e populli i Kosovës

Aktuale

Bislimi: Liderët politik që vijnë nga UÇK-ja, nuk janë më të mëdhenj se vet shteti e populli i Kosovës

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 17:19
Bislim Bislimi

Njohësi i çështje politike, Bislim Bislimi në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ka thënë se Kosova do ngritët si shoqëri, atëherë kur një pjesë e vogël e personaliteteve të ish UÇK-së, nuk sillen si pronarë të Kosovës e të patriotizmit.

Ai thotë se liderët politikë aktual që vijnë nga ish UÇK-ja, pavarësisht kontributit, nuk janë më të mëdhenj se sa shteti e populli i Kosovës.

Bislimi shkruan se në këtë parim, po sillet edhe rinia e Kosovës që ka lindur pas vitit 1998.

Postimi i tij i plotë:

Duhet fillu me thanë këtë: Kosova fillon e ngritet si shoqëri e shtet, atëherë kur një pjesë e vogël e personaliteteve të ish UÇK'së, nuk sillen si pronarë të Kosovës e të patriotizmit.

Për të arritur shpejtë në këtë pikë, kërkohet me doemos që masa e ushtarëve të UÇK'së, të fillojë mospranimin e mospërkrahjen e kësaj sëmundje nga disa ish drejtues të UÇK'së, që sot janë në politikë por që janë në numër të vogël.

UÇK ka luftuar për Kosovën prandaj UÇK'ja as nuk është e as nuk duhet të sillet si më e madhe e më e rëndësishme se sa Kosova.

Liderët politikë aktual që vijnë nga ish UÇK'ja, pavarësisht kontributit, nuk janë më të mëdhenj se sa shteti e populli i Kosovës.

Rinia e Kosovës që ka lindur pas vitit 1998, po sillet në këtë parim. Është mirë që e gjithë shoqëria ta kuptojë këtë. Më së miri do të ishte që këtë ta kuptojë parasegjithash ish struktura drejtuese e UÇK'së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat