Rritja e numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë: Paralajmëron mikrobilogu

Aktuale

Rritja e numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë: Paralajmëron mikrobilogu

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 21:12
Foto ilustrim

Mikrobiologu, Lul Raka nuk ka përjashtuar mundësinë që Kosova të gjunjëzohet përballë coronavirusit, krejt kjo pasi që me heqjen e masave lehtësuese daljet e qytetarëve janë shpeshtuar.

Raka thotë se qytetarët duhet të vazhdojnë t’i zbatojnë udhëzimet Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
“Nëse mungojnë udhëzimet e Institutit, dhe zbatimi i tyre nga popullata atëherë ekziston rreziku që Kosova të ketë pasoja të rënda”, ka thënë Raka.

Raka, madje ka thënë se kapacitet shëndetësore për t’u përballur me Covid-19 nuk janë të kënaqshme.

Ai potencon se udhëzimet duhet respektuar patjetër, në mënyrë që të shmanget përhapja e virusit.

“Krahasuar me shtetet e fuqishme, ne duhet t’i kemi parasysh kapacitetet shëndetësore, pikërisht nga kjo frikë që mund të kalohen kapacitetet shëndetësore, këshillat kanë vazhduar të përsëriten dhe mirë që janë zbatuar”, ka deklaruar Raka.

Sot u konfirmuan edhe 40 raste të reja me coronavirus në vend.

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë kanë rekomanduar që në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të deritashme e në veçanti zbatimi i planit për masat lehtësuese që nënkupton vazhdimin e zbatimit të mëtutjeshëm të rekomandimeve.

IKSHK apelon qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat