Zemaj qytetarëve: Ju lutem, respektoni rekomandimet e IKSHP-së. Paralajmëron kufizime

Aktuale

Zemaj qytetarëve: Ju lutem, respektoni rekomandimet e IKSHP-së. Paralajmëron kufizime

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 22:45
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se gjendja me koronavirus vazhdon të mbetet normale, duke shtuar se nuk ka nevojë të bëhet panik.

Ai në një konferencë për media, ka thënë se krejt çka duhet është të respektohen rekomandimet nga institucionet relevante.

“Gjendja është normal, nuk ka vend për panik ashtu siç është prezantuar në orët e pasdites, krejt çka duhet është ta rrisim kujdesin, ta mbajmë distancën dhe ti respektojmë rekomandimet. Për këtë arsye organet e pavarura do ta shtojnë kontrollin e mbikëqyrjes”, ka thënë ai.

Zemaj ka bërë thirrje që të bëhet kujdes.

“Gjendja duhet të ndryshojë për së miri dhe të mos kemi nevojë të përballemi me masa shtesë. Virusi është akoma prezent, mos besoni deklaratave të ndryshme për shkak të interesave të ndryshme, por besojuni profesionistëve shëndetësorë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Qeveria ka marrë vendim që qysh nesër të ketë lëvizje të lirë edhe në kufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat