Tahiri: PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme, Veseli do të jetë Kryeministër

Aktuale

Tahiri: PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme, Veseli do të jetë Kryeministër

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 00:20
Abelard Tahiri dhe Kadri Veseli

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë që pas 12 muajve do të mbahen zgjedhjet e reja në vend. Për Abelard Tahirin nga kjo parti, fitues i këtyre zgjedhjeve do të jetë PDK-ja. Madje ai në një intervistë, deklaroi se Kadri Veseli do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

“Jam i bindur që do të jenë qytetarët e Republikës së Kosovës, që në zgjedhjet e ardhshme, e që besojmë që do të mbahen shumë shpejtë, do ta nxjerrin PDK-në, parti fituese dhe do të jetë Z.Veseli ai që pas kësaj Qeverie do ta drejtojë Qeverinë e ardhshme të Kosovës, me një agjendë zhvillimore, me një agjendë ku kërkesa e qytetarëve dhe nevojat tona përputhen shumë me agjendën e Z.Veseli”, ka thënë ai.

Tahiri poashtu përjashtoi çdo mundësi për koalicion parazgjedhor të PDK-së, në zgjedhjet e ardhshme.

“Ne në zgjedhje normaliasht që do të shkojmë të vetëm, siç kemi shkuar edhe në zgjedhjet e kaluara, pra në zgjedhjet e 6 tetorit. E përjashtojë çfarëdo bashkëpunimi parazgjedhor, sepse nuk mund të ketë, mirëpo pas zgjedhjeve do të shohim. Fillimisht është  e rëndësishme që PDK-ja, t`i fitojë këto zgjedhje, pastaj do të përcaktohet për aleantin e vet për qeverisje katërvjeçare”, ka thënë Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat