Latifi jep lajmin e fundit për Gjykatën Speciale

Aktuale

Latifi jep lajmin e fundit për Gjykatën Speciale

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 11:22
Gjykata Speciale

Një muajin kur priten të ngiten aktakuzat e para nga Prokurori i Specializuar në Hagë, është paralajmëruar dorëheqja e kryeprokurorit të Dhomave të Specializuara, Jack Smith.

Ish’këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi ka thënë se amerikani Smith pritet që të jep dorëheqje që t’i bashkohet fushatës elektroale të presidentit Donald Trump.

Ai thotë se nuk pritet emërimi i kryeprokurorit të ri deri pas përfundimit të zgjedhjeve në Amerikë.

“Para disa kohësh ishte paralajmëruar se akuzat e para nga Gjykata Speciale do të mund të shpalleshin gjatë kësaj vere! Gjërat, siç duket, kanë ndryshuar.Kryeprokurori i Dhomave të Specializuara Jack Smith pritet të japë dorëheqje nga posti i tij, mbase për t’iu bashkuar fushatës elektorale të presidentit Trump. Meqë zgjedhjet në SHBA po afrohen, nuk pritet të emërohet një kryeprokuror i ri deri pas përfundimit të tyre.Rrjedhimisht akuzat eventuale, në mungesë të kryeprokurorit, me gjasë do të shtyhen për në vitin tjetër”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat