Thaçi paralajmëron rikthimin e masave anti- Coronavirus në vend, në rast se rriten edhe më shumë rastet

Aktuale

Thaçi paralajmëron rikthimin e masave anti- Coronavirus në vend, në rast se rriten edhe më shumë rastet

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 11:34
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi sot ka mbajtur një konferencë për media.

Nga aty ai ka folur për heqjen e masës së reciprocitetit, zhbllokimin e fondeve të MCC-së, si dhe për rritjen e numrit të rasteve ne pandeminë Covid-19.

Për sa i përket rritjes së numrit të rasteve me Coronavirus në vend, ai ka thënë se në rast se numri rritet edhe më shumë, ka rrezik që të rikthehen masat kufizuese në vend.

“Rreziku nga Covid nuk ka kaluar. Rrezikohet të përmbysur puna e shkëlqyer nga mjekët dhe ata profesionistë që kanë punuar ditë e natë për mbrojtën e qytetarëve. Nëse do të ketë rrezik të gjendjes, institucionet do të marrin vendim për kthimin e masave gjë që do ta dëmtonte gjendjen e ekonomisë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat