Vetëvendosje jep dy arsyje që deklarata e Thaçit për gjendjen e jashtëzakonshem ka qenë e pritshme

Aktuale

Vetëvendosje jep dy arsyje që deklarata e Thaçit për gjendjen e jashtëzakonshem ka qenë e pritshme

Nga: M.H Më: 8 qershor 2020 Në ora: 12:19
Ilustrim

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e LVV’së, Arbërie Nagavci i ka reaguar presidentit Hashim Thaçi, që sot u deklarua lidhur me gjendjen e jashtëzakonshme, transmeton "Bota sot".

Nagavci shpreh dy arsyjet që kjo deklaratë është ka qenë e pritshme nga presidenti i vendi dhe Nagavci tha se presidenti i ndryshon gjithnjë qëndrimet e tij dhe se tani e ka qeverinë që atij i jep vullnetarisht kompetenca.

Postimi i plotë

Presidenti Thaçi paska mbajtur konferencë për media për të deklaruar “ E urrej gjendjen e jashtëzakonshme “.

Janë së paku dy arsye që kjo është deklaratë e pritshme,
E para ky person gjithnjë ndërron qëndrimet e tij dhe atë publikisht, njejtë ka bërë dhe me deklaratat e tij për ndryshimin e kufijve.

Dhe e dyta, tani më nuk i nevojitet të shpall gjendje të jashtëzakonshme për të marrë në duar pushtetin ekzekutiv që nuk ia njeh Kushtetuta. Tani e ka Qeverinë e tij që vullnetarisht i jep kompetencat që nuk i takojnë dhe madje përtej kësaj.

Dhe në fund paska lënë të hapur mundësinë që të ndërhy prap nëse e shef të nevojshme: ”Nëse nuk ka përmirësim të gjendjes, atëherë institucionet do të detyrohen të kthejnë masat kufizuese”, shtoi presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat