Stafi i QKMF-së në Miradi hyjnë në vetizolim

Aktuale

Stafi i QKMF-së në Miradi hyjnë në vetizolim

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 12:52
QKMF

Stafi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjarë në Miradi të Fushë Kosovës ka hyrë në vetizolim.

Fshati Miradi e Ulët në Fushë Kosovë ka disa raste aktive me Covid-19, të cilët para disa dite kanë marrë shërbime mjekësore në QKMF e pastaj kanë rezultuar pozitivë kështu duke e quar stafin mjekësorë në vetizolim.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Fushë Kosovë, Osman Maxhera.

“Ne i kemi dërguar punëtorët shëndetësorë në vetizolim pasi ditë më parë kanë kontrolluar pacientë të cilët pastaj kanë rezultuar pozitivë më koronavirus”.

“Momentalisht është mbyllur dhe po bëhet dezinfektimi i objektit dhe deri sa të jetë gati pastaj do të dërgojmë staf shëndetësorë që do të punojnë një ditë po një ditë jo”, deklaroi Maxhera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat