Mbledhja e Kryesisë, Selimi: Të gjithë u bën bashkë sot për t’i proceduar nismat që ia bllokuan Kurtit

Aktuale

Mbledhja e Kryesisë, Selimi: Të gjithë u bën bashkë sot për t’i proceduar nismat që ia bllokuan Kurtit

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 13:42
Rexhep Selimi

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka folur para medieve, ku ka informuar për mbarëvajtjen e mbledhjes.

Ai ka thënë se gjithë partitë janë bërë bashkë dhe proceduan nismat që dikur i kishin bllokuar Qeverisë Kurti.

Vetëvendosje vazhdon të quaj qeverinë Hoti si jolegjitime, andaj edhe Selimi tha se shumica e krijuar nuk e ka hallin e qytetarëve po e ka hallin e grupacioneve politike.

“Në futëm ne agjend nismat që dikur te grupet parlamentare i kishin refuzuar. Masat që dikur i bllokuan sot i kanë sjellë në kuvend për t’i proceduar. Qeveria ilegale dhe jolegjimitem e Hotit nuk e kishe hallin për mbrojtjen e qytetarëve as gjatë kohës së Qeverisë Kurti e as tash. Të gjitha nismat që ishin bllokuar nga PDK, LDK, NISMA, AAK e Lista Serbe sot u proceduan”, ka thënë Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat