Selimi thotë se objektivi i tij është pavarësia e sistemit të drejtësisë

Aktuale

Selimi thotë se objektivi i tij është pavarësia e sistemit të drejtësisë

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 17:50
Selim Selimi

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi pas marrjes së detyrës, ka mbajtur takimin e parë informues me Sekretarin, drejtorët e departamenteve dhe udhëheqësit e njësive të MD-së, me ç ’rast është njoftuar për përgjegjësitë, punën dhe sfidat në këtë ministri.

Gjatë këtij takimi, Selimi tha se njëri ndër objektivat e tij është pavarësia e sistemit të drejtësisë dhe ndarja e pushtetit duke mos lejuar interferime politike.

Ai premtoi se do të bashkëpunojë ngushtë me gjithë zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë, për t’i ofruar sistemit të drejtësisë një infrastrukturë të mirë ligjore.

Tutje, Selimi tha se është e rëndësishme të ruhet substanca e shërbimit civil në Ministri, e cila sipas tij e ka mbajtur ministrinë të gjallë dhe të suksesshme gjatë gjithë etapave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat