Romët nga Kosova mohojnë të kenë shpërndarë koronavirusin në qytetin gjerman

Aktuale

Romët nga Kosova mohojnë të kenë shpërndarë koronavirusin në qytetin gjerman

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 18:17
Ilustrim

Romët në Goettingen që kanë festuar Bajramin dhe më pas u akuzuan për përhapje masive të koronavirusit, mbrohen nga akuzat. Ata thonë se gabimisht janë akuzuar dhe se fajtor është një afrikan, ka shkruar DW.

Mbi 120 persona janë infektuar me COVID-19 në dy javët e fundit në Goettingen, në mesin e tyre edhe 39 fëmijë. Qyteti ka mbyllur 13 shkolla dhe kopshte kurse afro 100 fëmijë janë në karantinë.

Tagesspiegel ka shkruar se fajtorë kryesorë për këtë janë familjet rome të vendosur në një kompleks e që kanë festuar Bajramin. Nga drejtues të qytetit ishte thënë se shumica e atyre që kanë festuar janë me prejardhje nga ish-Jugosllavia, përkatësisht nga Kosova, shkruar DW. Shumë prej këtyre familjeve ende presin dokumentacioni për qëndrim në Gjermani dhe qëndrimi i tyre nuk është i garantuar.

Por familjet rome kanë mohuar akuzat dhe kanë thënë se nuk ka pasur festim.

Të premten një anëtar i njërës prej familjeve rome ka shkruar në “Facebook” se nuk ka pasur festime private të Bajramit. Sipas tij vetëm “disa persona” janë mbledhur në xhaminë e afërt. Por në xhami janë respektuar masat. Sipas tij pacienti i parë nuk është nga familjet rome, por është i një nacionaliteti tjetër.

Edhe një organizatë që lufton diskrimininim ndaj romëve ka mohuar që familjet rome të kenë ndikuar në përhapjen e koronavirusit. Organizata ka thënë se personi që ka përhapur koronavirusin duke mos respektuar masat, është nga Afrika.

Aktualisht janë duke u testuar të gjitha 605 personat që jetojnë në kompleksin e banesave. Testimi ende është vullnetar, ndërsa banorët kanë bashkëpunuar. Megjithatë testimin po e siguron një grup prej 30 policëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat