​Vetëvendosje pret që peticioni për zgjedhje të arrijë 200 mijë nënshkrime

Aktuale

​Vetëvendosje pret që peticioni për zgjedhje të arrijë 200 mijë nënshkrime

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 18:41
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti vizitoi sot disa prej pikave në Prishtinë, ku po nënshkruhet peticioni për zgjedhje të reja në vend.

Ai vizitoi pikën në lagjen ‘Kodra e Trimave’, për të vazhduar në ‘Tauk Bahçe’, ku takoi disa qytetarët që po nënshkruanin peticionin, e më pas edhe në lagjen ‘Mati’, te rrethi i qytetit dhe sheshi qendror.

Nënshkrimi i peticionit po vazhdon nëpër të gjitha qytetet dhe mbrëmë kaloi numrin 150 mijë.

Lëvizja Vetëvendosje beson se këtë javë ky numër do të kalojë 200 mijë, pasi që sipas saj, qytetarët janë të bindur se e vetmja mënyrë për ta rikthyer një qeverisje legjitime është përmes zgjedhjeve të lira që duhet të organizohen sa më parë.

Ditëve në vijim, ish-kryeministri Kurti do t’i vizitojë edhe qytetet tjera ku po nënshkruhet peticioni.

Lëvizja Vetëvendosje, ka nisur nënshkrimin e peticionit për zgjedhje të reja pas shkarkimit të Qeverisë Kurti më 25 mars, me mocionin e mosbesimit të iniciuar nga ish-partneri qeverisës LDK-ja, e cila tashmë ka formuar qeverinë e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat