Analisti i njohur zbulon se çfarë mund të përfitojnë Kosova dhe Serbia nga para marrëveshja

Aktuale

Analisti i njohur zbulon se çfarë mund të përfitojnë Kosova dhe Serbia nga para marrëveshja

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 19:23
Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Analisti politik Naim Rashiti, ka zbuluar detaje nga para marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë që pritet të arrihet në vjeshtën e këtij viti.

Rashiti tha se para marrëveshja do të ketë më shumë karakter ekonomik.

“Unë me sa e di konteksti ashtu si e shpjegon ambasadori Grenell, marrëveshja do të ketë më shumë karakter ekonomik. Aspekti ekonomik ka më shumë aspekt teknik, e cila do t’i rregullon infrastrukturën që lidhin dyja vendet”.

“Do të rregulloj edhe legjislacionin ekonomik mes vendeve, por besoj që edhe të hapësirës ajrore”.

Ai shtoi se ajo çka pritet është përfitimi financiar i Kosovës dhe Serbisë.

“Gjithçka që do të mund të arrihet rreth bashkëpunimit mes dy vendeve, por së paku një marrëveshje që rregullon bashkëpunimin ekonomik”.

“Miliardat nuk e dimë se nga do të vijnë, por ato do të përfshijnë investime infrastrukturore. Zgjerimi i gamës së fluturimeve. Tërheqja e disa investimeve nga Azia e largët, e cila përfshijnë Ballkanin, në fokus në Kosovë dhe Serbi”.

Rashiti theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë marrëveshja e kanë si para stacionit të fundit.

“SHBA-të apo edhe Ambasadori Grenell është i hapur në arritjen e marrëveshjes së fundit. Ky është një para stacion i arritjes së marrëveshjes finale, në Washington në “Kopshtin e Trëndafilave” vitin e ardhshëm apo kurdo që mund të ndodhë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat