Haki Rugova tregon nëse do ta shkarkojnë Vjosa Osmanin

Aktuale

Haki Rugova tregon nëse do ta shkarkojnë Vjosa Osmanin

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 22:36
Haki Rugova

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova ka treguar nëse do të largojnë nga partia nënkryetaren tjetër të LDK’së, Vjosa Osmanin, pas veprimeve të saj të fundit në raport me zhvillimet politike në vend.

I pyetur nga gazetari Ermal Panduri, në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, se a do ta largojnë Osmanin nga LDK për shkak të disa deklaratave kundër qëndrimeve të partisë, Rugova tha se nuk kanë diskutuar në lidhje me këtë çështje.

“Nuk kemi diskutuar për këtë çështje ende, nuk jemi duke u marrur me këtë çështje”, tha Haki Rugova.

Nga ana tjetër, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka potencuar se të ardhmen politike të saj do ta përcaktojnë vetëm qytetarët, duke u përgjigjur kështu zërave për një përjashtim të mundshëm nga LDK’ja.

“Të ardhmen time politike e kanë përcaktuar dhe do ta përcaktojnë vetëm qytetarët e Kosovës”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Vjosa Osmani po vazhdon ta kundërshtojë partinë e saj edhe në kohën që po qeveris me vendin, duke i dalë kundër në çdo vendim të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat