Haxhiu: Presidenti Thaçi është shembulli më i keq i popullit

Aktuale

Haxhiu: Presidenti Thaçi është shembulli më i keq i popullit

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 23:49
Albulena Haxhiu

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka komentuar punën e qeverisë Hoti.

Haxhiu qeverinë Hoti e ka quajtur të paligjshme, sepse sipas saj është pa mbështetje popullore, transmeton Gazeta Sinjali.

“Arsyeja se pse e konsiderojmë që kjo qeveri është e paligjshme, është për faktin se nuk ka mbështetje popullore dhe mbi të gjitha është qeveri e Thaçit dhe e Vuçiqit”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu.

E pyetur se si e komenton deklaratën e Presidentit Thaçi për gjendjen e jashtëzakonshme, Haxhiu tha se ai ‘është shembulli më i keq i popullit’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat