Kryeministri Hoti pret ambasadorin britanik, flasin për dialogun e sundimin e ligjit

Aktuale

Kryeministri Hoti pret ambasadorin britanik, flasin për dialogun e sundimin e ligjit

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 11:08
Nicholas Abott dhe Avdullah Hoti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar sot me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abott, me të cilin kanë diskutuar rreth dialogut me Serbinë dhe për sundimin e ligjit.

Hoti ka thënë se mirëpret përkushtimin e Qeverisë britanike dhe ambasadorit Abott për forcimin e sundimit të ligjit dhe rreth çështjes së dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

“I kënaqur të fillojë ditën në zyrë me partnerët më të ngushtë të Kosovës. Mirëpres përkushtimin e Qeverisë britanike dhe ambasadorit Abott për forcimin e sundimit të ligjit dhe përkrahjen e tyre për procesin e dialogut”, ka shkruar Hoti në twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat