Zemaj diskuton me homologët Manastirliu, Hrapoviq e Filipçe për menaxhimin e COVID-19

Aktuale

Zemaj diskuton me homologët Manastirliu, Hrapoviq e Filipçe për menaxhimin e COVID-19

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 12:04
Zemaj diskuton me homologët Manastirliu, Hrapoviq e Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologët e tij në Shqipëri, Mal të Zi e Maqedoni, ministrat Ogerta Manastirliu, Kenan Hrapoviq e Venko Filipçe, me të cilët diskutuan rreth bashkëpunimit për përballjen e pandemisë COVID-19.

“Gjithashtu, gjatë kësaj bisede, është diskutuar edhe për hapa të tjerë të bashkëpunimit të ardhshëm midis Kosovës dhe këtyre shteteve në fushën e shëndetësisë. Zemaj i ka njoftuar homologët Manastirliu, Hrapoviq e Filipçe për vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për hapjen e kufirit në  mes të Republikës së Kosovës me këto shtete”, thuhet në njoftimin për media.

Ministrat u dakorduan që në ditët në vijim të takohen për të diskutuar në mënyrë edhe më të detajuar bashkëpunimin midis shteteve në shëndetësi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat