Një pyetje publike për Thaçin dhe Veselin

Aktuale

Një pyetje publike për Thaçin dhe Veselin

Nga: M.H Më: 9 qershor 2020 Në ora: 12:36
Thaçi dhe Veseli

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi në një postim në facebok ka shkruar në lidhje me Thaçin dhe Veselin duke i shkruar që këta të dy kanë aq shumë besim në popull sa mund edhe të manipulojnë me dezinformatat e tyre, transmeton “Bota sot”.

Më tej Loshi ju bënë një pyetje publike Thaçit dhe Veselit duke i’u shprehur që ku i mblodhi Albin Kurti aq shpejt mbi 200 mijë nënshkrime që janë për zgjedhje të reja në një kohë pandemie ku Kosova është e izoluar dhe se këto nënshkrimi mundtë transformohen dyfish në vota brenda Kosovës.

Sipas standardit në Kosovë, gjithnjë të instaluar nga PDK-ja, Vetëvendosja mbetet parti mbretereshë në krahasim me PDK-në dhe partitë tjera, shkruan më tej Loshi.

Postimi i plotë

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli po mendojnë së duke qenë zyrtarë të lartë të shtetit apo partisë, kanë aq besim në popull sa ta manipulojnë atë me dezinformatat e tyre lidhur me popullaritetin e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes. Thaçi po thotë se votat që merr Kurti dhe VV-ja në emisionet direkte televizive janë të ardhura nga vendet e botës së tretë, apo se janë vota fiktive me një fjalë. Kurse votat e fitores së Vetëvendosjes në zgjedhjet nacionale, sipas Hashim Thaçit janë të falsifikuara!!! Kadri Veseli, në anën tjetër çon fjalë për shpenzim të miliona eurove në rrjetet sociale nga Vetëvendosja për të prodhuar vota robotike!

Tash unë kam një pyetje për Hashimat dhe Kadriat. Ku i mblodhi Albin Kurti aq shpejt mbi 200 mijë nënshkrime që janë për zgjedhje të reja në një kohë pandemie ku Kosova është e izoluar?! 200 mijë nënshkrime Albini i ka mbledhur në Kosovë dhe ato 200 mijë nënshkrime lehtë mund të transformohen në dyfishin e votave vetëm brenda Kosovës.

Fakti i mësipërm është shumë shqetësues për PDK-në. Aq shqetësues sa lidershipin e kësaj partie e shtyen në spekulimet që nuk e ndihmojnë, por e fundosin edhe më keq në moqalin ku ajo është zhyzur.

Po ta zëmë se është e vërtetë ajo që thonë këta dy liderë! A mos ka lënë PDK-ja ndonjë gur pa lëvizur saherë që ka martë pushtetin? Tash pra, edhe në planin e manipulimeve Vetëvendosja qenka më e sofistikuar se PDK-ja! Sipas standardit kosovar, gjithnjë të instaluar nga PDK-ja, Vetëvendosja mbetet parti mbretereshë në krahasim me PDK-në dhe partitë tjera. Sepse në politikën kosovare deri tash gjithçka ka pasur përveç lojës fer që nuk ka ekzistuar. Kjo pra do të thotë se i tërë shkëlqimi politik qëndron tek Vetëvendosja dhe se ajo do të rikthehet fuqishëm në pushtet. Me Kadria e Hashima nuk u bë shteti dot. Me Kadria e Hashima më nuk bëhet dot as PDK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat