LDK-ja falënderon Haskukën për prishjen e koalicionit në Prizren

Aktuale

LDK-ja falënderon Haskukën për prishjen e koalicionit në Prizren

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 18:09
LDK-VV

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren, ka falënderuar kryetarin e Prizrenit Mytaher Haskukën, për prishjen e koalicionit në këtë qytet.

Shefi i Grupit të kuvendarëve të LDK-së, Haziz Hodaj tha se Haskuka shkarkoi drejtorët e LDK-së, për hakmarrje primitive.

“Faleminderit që njëanshëm i shkarkove drejtorët e LDK-së”, tha Hodaj në seancën e Kuvendit të Prizrenit.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka prishur ditë më parë koalicionin me LDK-në.

Ai është arsyetuar se prishja e këtj koalicioni ka ardhur si rezultat i mocionit që LDK-ja ngriti kudër Qeverisë së Kurtit.

Ndërkaq, Hodaj tha se LDK-ja është krenare që drejtorët e saj u larguan pa njollë të keqe.

“Drejtorët LDK-së u larguan pa asnjë njollë të zezë”, tha Hodaj.

LDK-ja në shenjë “hakmarrjeje”, ka braktisur seancën e Kuvendit të Prizrenit, në të cilën ishte paraparë rishikimi i buxhetit.

Hodaj tha se kryetari i Komunës, Haskuka, asnjëherë nuk i ka kontaktuar për të diskutuar rreth buxhetit dhe projekteve të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat