Bahtiri pas koalicionit LDK-AKR-PD në Mitrovicë: Nëse kandidoj prapë, zgjedhjet kryhen pa filluar

Aktuale

Bahtiri pas koalicionit LDK-AKR-PD në Mitrovicë: Nëse kandidoj prapë, zgjedhjet kryhen pa filluar

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 21:17
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri thotë se nuk ndjehet asnjëherë i vetmuar pasi ka mbështetetjen e Zotit e pastaj edhe popullit.

Pas lidhjes së koalicionit në nivel lokal mes LDK-AKR-PD, ka reaguar kryetari Agim Bahtiri i cili ka thënë se asnjëherë nuk ndjehet i vetmuar.

“Në zgjedhjet e fundit NISMA-AKR-PD kanë qenë të bashkuara dhe i kanë marrë rreth 900 vota kështu që ky koalicion nuk do ta çojë LDK-në përpara aspak”, tha ai.

Bahtiri thotë se nuk e di nëse do të jetë përsëri kandidatë për kryetar të Mitrovicës, por ai ka një mesazh nëse nominohet për këtë pozitë.

“Nëse do të jem kandidatë për kryetar të Mitrovicës, zgjedhjet janë kryer ende pa filluar”, tha ndër të tjera Agim Bahtiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat