​Thaçi thotë se nga “Grupi i Kurtit” është cenuar siguria kombëtare

Aktuale

​Thaçi thotë se nga “Grupi i Kurtit” është cenuar siguria kombëtare

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 21:32
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se nga “Grupi i Kurtit” është cenuar siguria kombëtare dhe se i mbetet organeve të drejtësisë që të sqarojnë gjithçka.

Këto komente Kurti i ka bërë në Rubikon, teksa foli për hyrjen e zyrtarëve të VV-së në dhomën e përgjimeve në Telekomin e Kosovës, ndërsa foli edhe për persona brenda VV-së që sipas tij janë marrë edhe me vepra penale, si me prodhimin e drogave në laboratorë.

Për të gjitha këto ai ka thënë se janë njoftuar organet e hetuesisë dhe drejtësisë.

“Albin Kurti dhe Glauk Konjufca janë themeluesit e ‘Syrit të Popullit’ që plagosen Azem Vllasin. Dhe kanë përpiluar agjendën dhe listën e vrasjeve”, tha Thaçi në Rubikon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat