Deputeti Batusha paralajmëron: Skandali për ndryshim të territorit po thellohet çdo ditë

Aktuale

Deputeti Batusha paralajmëron: Skandali për ndryshim të territorit po thellohet çdo ditë

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 22:16
Agon Batusha

Deputeti i LVV-së, Agon Batusha përmes një postimi në Facebook ka thënë se çdo ditë e më shumë po thellohet skandali me lobim për ndryshim të territorit të Kosovës, përcjellë Bota sot.

Batusha ka drejtuar gishtin drejtë ambasadorit në Francë, Qëndrim Gashit dhe ish ministres Dhurata Hoxha. Ai ka thënë se ky lobim është paralajmrim se çka e pret Kosovën në muajt në vijim.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Skandali me lobim për ndryshim të territorit të Republikës së Kosovës çdo ditë po thellohet. Në fiilim lobim përmes Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MEI) të udhëhequr nga ministrja znj. Dhurata Hoxha. Tani i përfshirë edhe ambasadori i ynë në Paris (Francë) z. Qendrim Gashi. Ky skandal duhet të hetohet me patjetër. Ndërsa Prokuroria do duhej që menjëherë të hapë rast dhe t'i ndjek penalisht të gjithë që janë përfshirë në këtë tradhëti kombëtare, që zatên është shkelje flagrante e Kushtetutës së Republikës dhe tentativën për cenim të territorit nga vetë zyrtarët shtetërorë. Skandal i pakapërdishëm sepse jemi shteti i parë në historinë botërore që zyrtarët shtetërorë lobojmë për coptim të territorit të shtetit që vetë përfaqësojnë. Ky skandal me lobim është paralajmrim se çka e pret Kosovën në muajt në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat