Babai i Vjosa Osmanit pas akuzave të Thaçit: Janë shpifje, me këtë çështje do të merret gjyqësori

Aktuale

Babai i Vjosa Osmanit pas akuzave të Thaçit: Janë shpifje, me këtë çështje do të merret gjyqësori

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 17:16
Babai i Vjosa Osmanit

Pas akuzave të Presidentit Thaçi se babai i Vjosa Osmanit i ka shërbyer Serbisë, ka ardhur reagimi i këtij të fundit.

Ai i ka quajtur shpifje deklaratat e tilla dhe ka thënë me këtë çështje do të merret gjyqësori.

“Ato janë shpifje të organizume, edhe polici u mor vesh se kush është . Normal se nuk jam ndjerë mirë me këto shpifje, le të merret gjyqësori me ato” ka thënë ai.

Ndryshe për këto akuza të Presidentit Thaçi e ashpër në përgjigje ka qenë edhe kryparlamentarja Osmani duke e quajtur Thaçin gjarpër që do të kafshojë  nderin e familjes së saj.

Për këto akuza kundrejt zonjës Osmani ka reaguar edhe Rrjeti i Grave të Kosovëss.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat