Thaçit i reagon ashpër edhe burri Vjosa Osmanit: Farmerkat, çfarë çmimi kishin asokohe në Zvicër?

Aktuale

Thaçit i reagon ashpër edhe burri Vjosa Osmanit: Farmerkat, çfarë çmimi kishin asokohe në Zvicër?

Nga: N. H Më: 10 qershor 2020 Në ora: 17:46
Hashim Thaçi dhe Vjosa Osmani, foto ilustrim nga "Bota sot"

Gazeta “Bota sot”, ka raportuar se për një takim të padëgjuar më parë për babain e Vjosa Osmanit, me komandantin Adem Jashari.

E lidhur me këtë lajm të gazetës “Bota sot”, ka shkruar edhe burri i kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, Prindon Sadriu.

LEXO EDHE: 

Ekskluzive: Zbulohet e vërteta e madhe për babain e Vjosa Osmanit, ja takimi i Raifit me komandantin Adem Jashari

Ai përveç që ka shpërndarë një deklaratë të Sakip Vojvodës, i cili tha se babai i Vjosa Osmanit ka pasur një takim me familjen Jashari gjatë viteve të 90-ta, Sadriu ka bërë edhe një pyetje publiku për Hashim Thaçin.

“Po farmerkat, çfarë çmimi kishin asokohe (në vitin ‘90) në Zvicër?”, ka shkruar Prindon Sadriu në llogarinë e tij në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

Sakip Vojvoda: “babai i Vjosa Osmanit, Raifi në vitin 1990 ka qëndruar në odën e Shaban Jasharit, ka qenë prezent Adem Jashari dhe nga këto aktivitete të asaj kohe Ademi dhe të tjerë kanë shkuar për ushtrime në Shqipëri”

Po farmerkat, çfarë çmimi kishin asokohe (në vitin ‘90) në Zvicër?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat