Italia konfirmon mbështetjen për heqjen e vizave për Kosovën

Aktuale

Italia konfirmon mbështetjen për heqjen e vizave për Kosovën

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 19:04
Pamje nga takimi

Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj ka shprehur mbështetjen e vendit të tij në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai gjithashtu ka inkurajuar institucionet e Kosovës për forcimin e sundimit të ligjit, në mënyrë që të hiqen të gjitha hezitimet e mbetura.

“Takimi i sotëm me Zv. Kryeministrin, Driton Selmanaj ishte i frytshëm. Bashkë shqyrtuam përparësitë e qeverisë, përfshirë reformën në drejtësi dhe dialogun me Serbinë, të udhëhequr nga BE-ja. Duke konfirmuar mbështetjen e #Italisë në liberalizimin e vizave për #Kosovën, inkurajova forcimin e sundimit të ligjit, në mënyrë që të hiqen të gjitha hezitimet e mbetura”, ka shkruar Ormando në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat