Vjosa Osmani nuk duhet të përjashtohet nga LDK-ja, ja nga kush i vjen mbeshtetja e radhës

Aktuale

Vjosa Osmani nuk duhet të përjashtohet nga LDK-ja, ja nga kush i vjen mbeshtetja e radhës

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 21:01
Vjosa Osmani

Zyrtari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka deklaruar se Vjosa Osmani nuk duhet të përjashtohet nga kjo parti.

Muhaxheri tha se do të votonte kundër largimit të saj nga partia. Duke komentuar votimin dhe mos-votimin e Qeverisë Hoti, ai tha se për secilin është e veçantë mos-votimi apo mos-prezenca në një çështje të tillë.

“Është prit që me votu më shumë deputetë të LDK-së, sepse Këshilli i Përgjithshëm thuajse me vota unanime e ka nominuar Hotin për kryeministër dhe është prit që deputetët të votojnë më shumë, pasi veç ka pas përkrahje të fuqishme nga komplet struktura që të votohet Hoti për kryeministër, por disa prej tyre nuk e votuan. Unë për veti dhe disa njerëz aty jemi idhtar që në parti duhet të ketë zëra ndryshe, por ata zëra ndryshe s’duhet me dal gjithmonë edhe në votim ndryshe, kjo është diferenca që e kemi shpesh me njerëz që diskutojmë në parti. Ka qenë e vështirë për  Mustafën me marr masa, sepse votimi ka qenë kundër dhe i ka ra se nëse i largon njerëzit nga partia i bie se po i largon se kanë votuar kundër, tash është ndryshe se ai s’është kandidat për kryeministër dhe ky tjetri i ka marrë 100 e diçka vota nga Këshilli i Përgjithshëm dhe vota kundër është kundër qëndrimit të partisë për të marrë një përgjegjësi të madhe”, tha Muhaxheri në Dukagjin, shkruan Indeksonline.

Ai theksoi se s’ka qenë e lehtë për Hotin për të marrë një obligim dhe krijuar një qeveri në këto rrethana, por e ka përgëzuar për kurajon që e ka pas për t’i dalë për ballë këtyre proceseve në këto rrethana shumë të vështira.

“Z.Mustafa për veti e ka pas të vështirë, por në këtë situatë është e vështirë sepse duhet të përgatitemi në zgjedhje te ardhshme me hy dhe nëse shkohet me toleru kësi sjellje s’do të jemi partner. Unë jam për me e toleru. Unë do të votoja kundër, s’jam për t’u përjashtu është figurë e rëndësishme e partisë dhe duhet diskutu brenda partisë. Atëherë isha për përjashtim për më shumë njerëz, jo për një njeri. Ishte ideja që partia duhet të jetë e disiplinume dhe kam marrë shembull GP të CDU-së, që kur merr vendim Kryesia e Partisë s’munden me dal zëra të tjerë me thënë unë s’mundem me votu.Duhet partia të sjellë një vendim për këto çështje. Kjo është sfidë që duhet diskutu dhe sqaru para se të hyjmë në zgjedhjet e ardhshme. LDK ka pas tolerime për disa vite me radhë.”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat