Kryeministri Hoti flet për asociacionin e Komunave serbe, zyrtari i Vetëvendosjes i reagon ashpër

Aktuale

Kryeministri Hoti flet për asociacionin e Komunave serbe, zyrtari i Vetëvendosjes i reagon ashpër

Nga: A. J Më: 10 qershor 2020 Në ora: 22:10

Avni Zogiani nga vetëvendosje i ka reaguar kryeministrit Avdullah Hoti i cili e ri aktualizoj çështjen e asociaocnit të Komunave Serbe që Vetëvendosje i referohet me “Zajednica”.

Zogiani ka hedh akuza të rënda ndaj kryeministrit Hoti derisa ka thenë se ai është medioker në politikë dhe se ai duhet ta dijë që marrëveshjet ndërkombëtare qe dështojnë te ratifikohen ne Parlament apo qe konsiderohen ne kundërshtim me Kushtetutën, ngelen si marrëveshje jo-obligative

Postimi i plotë:

Abdullah Hoti eshte nje medioker ne politike... per te disaten here ai ka deklaruar se Kosova ka obligime ne lidhje me Marrevedhjen e Prillit 2013 mbi Zajednicen. Ai nuk e kupton qe marreveshjet nderkombetare qe deshtojne te ratifikohen ne Parlament apo qe konsiderohen ne kundershtim me Kushtetuten, ngelen si marreveshje jo-obligative madje konsiderohen si te tejkaluara ose te paqena (obsolete)... nje marreveshje te ketille e bejne obligative vetem politikanet e dobet dhe/ose te korruptuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat