Deputetja e AAK-së, kërkon që të falen të gjithë qytetarët që u dënuan gjatë pandemisë

Aktuale

Deputetja e AAK-së, kërkon që të falen të gjithë qytetarët që u dënuan gjatë pandemisë

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 11:24
Teuta Haxhiu

(E plotësuar) - Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të falën të gjithë qytetarët që u dënuan gjatë periudhës pandemike, si pasojë e shkeljes së masave të izolimit. Haxhiu ka thënë se ato masa ishin kundër-kushtetuese, prandaj, sipas saj, ato dënime janë të paligjshme.

Haxhiu: Qeveria të marr vendim që të falen të gjithë qytetarët

“Po kërkoj unë, që Qeveria legjitime, të marr vendim që të falen të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët me vendimet e qeverisë Kurti u ndëshkuan duke u dënuar dhe arrestuar, për shkak të vendimeve që ishin anti-ligjore dhe anti-kushtetuese. Gjykata Kushtetuese tregoi që ishin kundërkushtetuese”, tha ajo.

Haxhiu ka thënë se Avokati i Popullit ka kërkuar edhe dëmshpërblimin e tyre, mirëpo sipas saj, më e pakta që mund të bëhet është falja e atyre dënimeve.

Haxhiu: Avokati i Popullit ka kërkuar edhe dëmshpërblim

“Thjesht, Qeveria Hoti të marr vendim për t’i falur të gjithë qytetarët që u drejtuan padrejtësisht. Avokati i Popullit ka kërkuar edhe dëmshpërblim, por më e pakta që mund të bëhet është falja e atyre dënimeve”, ka thënë ajo. 

***

Deputetja e AAK’së, Teuta Haxhiu ka kërkuar nga Qeveria Hoti që të marrë vendim për faljen e të gjithë qytetarëve që u dënuan për mos respektim të rregullave gjatë pandemisë.

Haxhiu në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se duhet të falen ata që janë dënuar e arrestuar, pasi që vendimet e ish’qeverisë Kurti ishin anti kushtetuese.

“Të falen të gjithë qytetarët që u nëshkuan duke u dënuar dhe arrestuar për shkak të vendimeve që ishin anti ligjore, anti kushtetuese, e që Kushtetuesja tha se ishin vendime anti Kushtetuese. Qeveria Hoti të merr vendim për t’i falur të gjithë qytetarët që janë dënuar. Avokati i Popullit ka kërkuar dëmshpërblim, më e pakta që duhet të ndodhë është falja e të gjithë qytetarëve”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat