Deputeti i VV-së akuzon partitë në pushtet se shkaktuan krizën politike

Aktuale

Deputeti i VV-së akuzon partitë në pushtet se shkaktuan krizën politike

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 11:24
Fitim Uka

Deputeti Fitim Uka nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës për vendimin e qeverisë në krye me Avdullah Hotin për heqjen e masës së reciprocitetit.

Uka ka thënë se heqja e reciprocitetit e shpërfaqë hipokrizinë e kësaj qeverie, që ai e ka quajtur ilegale.

“Jo vetëm reciprociteti po në fakt secili veprim dhe secila ditë e kësaj qeverie ilegale, e shpërfaq hipokrizinë e aktorëve kryesorë të saj. Nuk e kam menduar që kjo pandemi që e imponon bartjen e maskave, i largon kaq lehtë e kaq thjeshtë maskat e tyre. Presidenti që e do mjegullën kërkonte me çdo kusht që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, e në këtë mes nuk mungonte besnikëria e LDK’së që shpalljen e jashtëzakonshme e shihte si shpëtim”, ka thënë ai.

I njëjti ka përmendur edhe rastet që u konfirmuan mbrëmë me koronavirus, derisa, ka pyetur se pse nuk është përmendur më shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Vetëm mbrëmë janë 29 raste, asnjë fjalë e vetme asnjë deklaratë e kërkesë për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Edhe në kohë të pandemisë këta nuk e kishin mendjen te mirëqenia e qytetarëve, por, i ëndërronin karriget e përkohshme. A vlen jeta e qytetarëve dje më pak se sa vlen sot, apo nuk vlente as dje as sot?

Vetëm për të luftuar qeverinë Kurti, e kishin lënë shtetin pa asnjë rezervë shtetërore. Bënit presion përmes Gjykatës Kushtetuese duke tentuar me çdo kusht që të shkaktonit kriza politike”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat