​Kurti fton qytetarët: Ejani nesër në tubim paqësor, me muzikë e fjalime - Bota Sot
​Kurti fton qytetarët: Ejani nesër në tubim paqësor, me muzikë e fjalime

Aktuale

​Kurti fton qytetarët: Ejani nesër në tubim paqësor, me muzikë e fjalime

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 12:22
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë nesër tubim në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet.

E një ditë para këtij tubimi, lideri i VV-së, Albin Kurti përmes një videomesazhit i është drejtuar të gjithë qytetarëve të vendit duke i ftuar në këtë tubim për të cilin tha se i kanë dy arsye.

Për shkak të 21 vjetorit të çlirimit të vendit dhe 15 vjetorit të themelimit të Lëvizjes që ai drejton.

Në këtë adresim, Kurti ka thënë se gjatë këtyre 15 vjetëve kanë bërë një opozitë të paparë ndonjëherë, ndërsa për 4 muaj kanë dëshmuar që e bëjnë qeverisjen mirë si askush tjetër.

Nuk ka lënë pa përmendur edhe zgjedhjet e reja.

Ky është mesazhi i tij:

“Në këtë përvjetor të dyfishtë ne ndodhem në situatën që kërkon durim dhe zgjidhje. Durim për ta tejkaluar pandeminë COVID-19 që nuk ka kaluar dhe zgjidhje duke hyrë në zgjedhjet që po vijnë. Në këto 15 vite kemi dëshmuar se e bëjmë opozitën fuqishëm si askush më parë. E sivjet kemi dëshmuar që e bëjmë qeverisjen mirë si askush tjetër. Ne po rritemi shumë sepse në zgjedhje të tjera do të fitojmë mbi shumën e të tjerëve. Nuk ka Lëvizje pa popull, kurse në Kosovë populli është bërë lëvizje. Ejani nesër në këtë tubim paqësor, me muzikë e fjalime. Ejani masivisht në 15 vjetorin tonë, teksa kujtojmë edhe 21 –vjetorin e çlirimit të vendit dhe çmimin e lartë që paguan breza të tërë që ne të jetojmë shumë më mirë se sot”, ka thënë Kurti në këtë video mesazh drejtuar të gjithë qytetarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat