Kurti bën homazhe te varri i Arbënor Deharit, në 6 vjetorin e vdekjes së tij

Aktuale

Kurti bën homazhe te varri i Arbënor Deharit, në 6 vjetorin e vdekjes së tij

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 13:36
Homazhe te varri i Arbënor Deharit

Albin Kurti bashkë me anëtarë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosjes kanë bërë homazhe tek varri i Arbënor Deharit në 6 vjetorin e vdekjes së tij.

Sipas Kurtit, bindja që kishte Arbënori është bindja jonë dhe kjo e mban atë të pandashëm prej nesh. Të pranishëm në homazhe ishin edhe prindërit e Arbënorit dhe vajza e Astrit Deharit, poashtu i ndjerë.

“Ditën e sotme Kryetari Albin Kurti së bashku me aktivistët e Lëvizjes mbajtën homazhe në 6 vjetorin e ndarjes nga jeta të aktivistit Arbënor Dehari.

Image
Homazhe te varri i Arbënor Deharit

Sot Arbënori do të kishte qenë 35 vjeçar me plot angazhim e përkushtim, mendim dhe entuziazëm për vetëvendosjen e popullit tonë, për barazi shoqërore dhe për zhvillim ekonomik. Arbënori mishëronte modelin e aktivistit që veprimin politik nuk e shihte si një akt spontan të izoluar, por si rezultat dhe kulmim të një pune organizative.

Veprimi politik për të ishte shpallja publike e ekzistencës së mrekullueshme të një kolektivi politik barazitar që e mundëson veprimin. Kjo e mbante Arbënorin jo në akte politike të izoluara dhe individualiste, por në një lëvizje permanente kolektive.

Image
Homazhe te varri i Arbënor Deharit

Aktivisti është i tillë vetëm për sa është me të tjerë aktivistë.

Kjo bindje e Arbënorit është bindja jonë dhe kjo e mban atë të pandashëm prej nesh dhe kujtimi i tij na mban edhe ne po ashtu” shkruan Kurti në njoftim.

Image
Homazhe te varri i Arbënor Deharit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat