Vetëvendosje dorëzoi në Kuvend nismën ligjore për peticione

Aktuale

Vetëvendosje dorëzoi në Kuvend nismën ligjore për peticione

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 14:38
Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje dorëzoi sot në Kuvendin e Kosovës nismën ligjore për peticione.

Projektligji i proceduar nga deputetët e kësaj partie përcakton ligjërisht për herë të parë në Kosovë rolin dhe rëndësinë e peticioneve, mënyrën, përmbajtjen dhe efektet e tyre.

“Vullneti kolektiv dhe kërkesat e qytetarëve të shprehura përmes peticionit janë një e drejtë politike dhe kushtetuese që i japin kuptim demokracisë dhe e mbrojnë atë nga shpërdoruesit dhe mohuesit e saj. Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje është element esencial për demokracitë kudo dhe sidomos në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat