​QUINT u reagon ashpër liderëve politikë të Kosovës, ja çka thotë për sulmet personale

Aktuale

​QUINT u reagon ashpër liderëve politikë të Kosovës, ja çka thotë për sulmet personale

Nga: A.Zh Më: 11 qershor 2020 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, u kanë bërë thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës të diskutojnë lidhur me sfidat dhe mundësitë e shumta me të cilat përballet vendi pa fyerje dhe kërcënime.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar për media, këto shtete kanë ftuar udhëheqësit politikë që të japin shembull pozitiv të diskursit shoqëror dhe respektimin e lirisë së shprehjes, përcjell Bota sot.

Sipas tyre, çdo formë e gjuhës nxitëse, e në veçanti sulmet personale, mund të kontribuojnë në një atmosferë që inkurajon akte dhune.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë më mirë”, theksohet në reagim.

“U bëjmë thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës të diskutojnë lidhur me sfidat dhe mundësitë e shumta me të cilat përballet Kosova pa fyerje dhe kërcënime. E ardhmja demokratike e Kosovës varet nga zgjuarsia e udhëheqësve të saj për të vënë një shembull pozitiv të diskursit shoqërorë dhe respektimin e lirisë së shprehjes. Çdo formë e gjuhës nxitëse, e në veçanti sulmet personale që synojnë promovimin e objektivave politike, mund të kontribuojnë në një atmosferë që inkurajon akte dhune. Qytetarët e Kosovës meritojnë më mirë”, thuhet në deklaratën e QUINT-it./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat