​Policia deklarohet për tubimin e nesërm të VV-së

Aktuale

​Policia deklarohet për tubimin e nesërm të VV-së

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 16:17
Protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, foto arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se organizatorët kanë e kanë lajmëruar në këtë institucion mbajtjen e tubimit të nesërm, duke thënë se do të ndërmerr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, shëndetit publik, si dhe për të respektuar vendimet dhe masat e parapara ndaj pandemisë.

Policia thotë se njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi, dhe me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, me qëllim të mbarëvajtjes së tubimit, mbajtjes së rendit, qetësisë dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit.

“Si institucion i zbatimit të ligjit, Policia e Kosovës do të ndërmerr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, shëndetit publik, si dhe për të respektuar vendimet dhe masat e parapara ndaj pandemisë. Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë profesionale, në respektimin dhe zbatimin e ligjit, çdoherë duke respektuar të drejtat e qytetarëve, si dhe duke treguar sjellje profesionale gjatë realizimit të detyrave policore”, thuhet në njoftim.

Përndryshe, tubimi i VV-së, do të mbahet nëse, duke filluar nga ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat