Vuçiq: “Ne jemi gati për bisedime , por nuk ka dorëzim edhe njohje”

Aktuale

Vuçiq: “Ne jemi gati për bisedime , por nuk ka dorëzim edhe njohje”

Nga: Fatmir Beka Më: 11 qershor 2020 Në ora: 20:49
Aleksander Vucic

Serbia është e gatshme që të bisedoj me Prishtinën, pa kufizim të kohës dhe ‘me shpresën e mirë’, njohja e ndërsjellë nuk është në agjendë ka thënë presidenti i Serbisë Vuçiq për “Rojters” duke shtuar se “Ne jemi të gatshëm për bisedime, por nuk ka flamur të bardhë”, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Sipas fjalëve të tij dialogu është i mirëseardhur, nëse është dialog në të cilën shqyrtohet çka është e mundshme dhe çka është kompromis.

"Besoj se është në interesin më të mirë për shqiptarët dhe bashkësisë ndërkombëtare  se bisedojnë për lirinë e lëvizjes, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve” sqaroi Vuçiq.

Rojters lidhur me këtë përkujton se dialogu që ndërmjetësohet nga BE u ndalua në vitin 2018, kur Kosova vendosi masën e tarifës në 100 për qind ndaj mallrave serbe ndërsa heqja e barrierave tregtare nga qeveria e re , në këtë muaj ka hap rrugën për përtëritje të bisedimeve.

Agjensioni përkujton se Serbia para hyrjes në BE duhet të normalizoj raportet me Prishtinën.

Vuçiq theksoi se Serbia dështon lidhje të balancuara me perëndimin, Kinën dhe Rusinë dhe synon që të bëhet pjesë e BE-së dhe të arrijë marrëveshje me Prishtinën.

Po ashtu tregoi se Beogradi nuk planifikon që të zgjedh mes Rusisë si aleat ortodoks dhe slloven natyror dhe BE si partnerit të saj kryesor tregtar dhe Kinës.

"Kemi agjendën tonë vetjake, një karrige, jo dy. Si do mund të thoshim “rroftë Hongkongu dhe rroftë Tajvani” dhe pastaj të presim mbështetjen kineze integritetit tonë territorial? Mos të përmend se Kina është miku ynë që na ka ndihmuar” tha presidenti i Serbisë.

Vuçiq vetën siç transmeton “Rojters", e përshkruan vetën si "euro-realist", duke shtuar se anëtarësimi në BE është qëllim strategjik

"Krahas kësaj pasi ndajmë vlera të përbashkëta dhe 67 për qind e shkëmbimeve tona tregtare realizohet me BE ", përkujtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat