Thaçi del në pension, tregon a do të ketë shkëmbim territori

Aktuale

Thaçi del në pension, tregon a do të ketë shkëmbim territori

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 21:01
Hashim Thaçi

Hashim Thaçi, i ftuari i gazetarit Çim Peka në SYRI TV, ka deklaruar se do të dalë në pension. Ai tha se do largohet nga politika.

“Ndoshta dikush do të gëzohet, por unë ndjehem i përmbushur për të kaluar në një faze tjetër të jetës, me energjinë, kreativitetin dhe përvojën time,” tha Thaçi, duke shtuar se ai ka fituar shtatë palë zgjedhje.

“Bota është e mundësive, mundësitë janë shumë të mëdha. Unë nuk e shoh këtë çështje me moshë. Unë jam në moshën më të mirë dhe çdo ditë ndjehem me energji të reja. Por mendoj se nuk duhet shikuar politika si biznes privat. Nuk e kam mbijetesë, e kam pasur mision. Ka ardhur që unë një ditë të zgjohem si një qytetar i zakonshëm”.

“Do të vazhdoj të jetoj në Kosovë, por privatisht do kem më shumë vizita në Tiranë se kam shumë miq,” tha Thaçi.

Kreu i shtetit tha se marrëveshja me Serbinë mund të vijë më shpejt nga sa mendohet, por ajo nuk përfshin ndryshim territoresh.

“Marrëveshja me Serbinë nuk është e lidhur me individin. Unë dua të besoj te zotimi i SHBA se do lidhin shpejt dhe mirë për arritjen e marrëveshjes. Prandaj besoj se në javët apo muajt e ardhshëm do kemi një lëvizje të shpejtë. Marrëveshja do vijë më shpejt nga sa mendojnë disa pesimistë”.

“Marrëveshja finale nuk do përfshijë as shkëmbim dhe ndryshim territori,” nënvizoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat