Rexhep Selimi tregon se çfarë do të ndodh nesër - Bota Sot
Rexhep Selimi tregon se çfarë do të ndodh nesër

Aktuale

Rexhep Selimi tregon se çfarë do të ndodh nesër

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 21:40
Rexhep Selimi

Shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se tubimi i nesërm i ftuar nga partia e tij, nuk ka të bëjë me protesta.

“Nesër do të ketë një tubim që shënon dy data të rëndësishme dhe jo protesta. Këto tubime, më herët i kemi mbajtur në salla dhe palestra, por kësaj here mbahet në shesh. Do të jemi të kujdesshëm edhe sa i përket situatës me Covid 19”.

“Nesër, jo thjesht rikthehemi në shesh, por aty edhe njëherë ecim me hapa drejt një të ardhme, e cila gjithsesi do të jetë e identifikuar me sukseset e Lëvizjes Vetëvendosje”.

Selimi ka thënë në Rubikon në Klan Kosova, se edhe pse nesër nuk do të ketë protesta, ato megjithatë janë të pashmangshme.

“Nesër ka tubim që shënon 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetorin e themelimit të Vetëvendosjes. Ne, siç kemi thënë ashtu ka dalë. Edhe në test-protestat doli siç kishim qëllim, edhe pse edhe atëherë kishte tendencë për të alarmuar rrejshëm që manifestimi do të dilte keq”.

Megjithatë sipas Selimit, edhe ajo test – protestë që u organizua, doli pikërisht ashtu siç u paralajmërua nga Vetëvendosja.

“Inicimi ka qenë nga qytetarët dhe personalitete tjera të shoqërisë civile, ndërsa VV e ka mbështetur. Nuk e kemi fshehur mbështetjen”, është shprehur Selimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat