Basha tregon se çfarë diskutoi në takimin me Thaçin në Tiranë

Aktuale

Basha tregon se çfarë diskutoi në takimin me Thaçin në Tiranë

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 22:05
Foto nga takimi

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri,  Lulzim Basha takoi pasditen e kësaj të enjteje presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Basha përmes një postimi në Twitter, ka thënë që biseduan për zhvillimet aktuale dhe ato të pritshme në Kosovë.

“Forcimi i shtetit të Kosovës, bashkëpunimi me partnerët SHBA&BE për të përmbyllur bisedimet me Serbinë duke respektuar sovranitetin & tërësinë territoriale, integrimi euroatlantik janë sfidat e Kosovës në të cilat unë dhe PD do të vijojmë të japim mbështetjen dhe kontributin tonë të pakursyer”.

“Jam i bindur se me pjekuri, durim, forcë e mençuri politikanët e Kosovës do t’i tejkalojnë me sukses të gjitha sfidat që kanë përpara”, shkroi Basha në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat