Bajrami: Asnjëherë nuk është diskutuar në kryesinë e LDK’së për largimin e Vjosa Osmanit

Aktuale

Bajrami: Asnjëherë nuk është diskutuar në kryesinë e LDK’së për largimin e Vjosa Osmanit

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 22:47
Hykmete Bajrami

Ministrja e Ministrisë së Financave, Hykmete Bajrami, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se asnjëherë nuk është diskutuar largimi i Vjosa Osmanit në kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Asnjëherë nuk është diskutuar largimi i Vjosa Osmanit nga LDK’ja”, është shprehur Bajrami në Pressing

“Unë jam shumë e rregullt në mbledhjet e kryesisë së LDK’së dhe  asnjëherë nuk di të  kem munguar dhe asnjëherë nuk është diskutuar largimi i saj aty”, ka thënë Bajrami.

Tutje, ajo tha se nuk beson se do të vjen puna që të votohet largimi i Vjosa Osmanit në kryesinë e LDK’së.

“Nuk mendoj që ne do të vijmë në një pikë ku ne do duhej të votonim nëse Vjosa Osmani duhet larguar nga LDK’ja”, ka thënë Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat