Thaçi vazhdon sulmet ndaj Albin Kurtit

Aktuale

Thaçi vazhdon sulmet ndaj Albin Kurtit

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 23:07
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sonte ka vazhduar të bëjë akuzë në drejtim të ish-kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se nuk e kupton urrejtjen që Kurti e ka për Shqipërinë.

Nga ana tjetër nuk është i justifikuar inati politik që mund të ketë dikush në Kosovë me Shqipërinë. Kjo është e rrezikshme. S’e kuptoj këtë urrejtje të Kurtit me Shqipërinë. Maltretimi dhe mbyllja e kufirit për të hyrë në Kosovë, kjo është shumë e gabuar. Kjo është me elemente të panevojshme dhe me qëndrime urrejtjeje”, tha Thaçi.

Thaçi më tutje tha se nuk arrin që të kuptojë afrimin dhe dashurinë e Kurtit për Serbinë, duke marrë shkas nga vendimi i tij për të mbyllur kufirin me Shqipërinë në kuadër të masave anti-COVID-19.

“Unë prej 22 vitesh në këtë periudhë kohe jam ballafaquar me fushë-beteja me policinë e Serbisë dhe ne fushë-beteja diplomatike në vende të ndryshme të botës. Kam pasur përgjegjësitë e mia kushtetuese e ligjore. Është paradoksale që të mbyllet kufiri me Shqipërinë dhe të hapet gjithçka në raport me Serbinë dhe të futet gjithkush nga aty. Unë se kuptoj pse erdhi ai vendim. E kam këshilluar dhe sugjeruar që nuk duhet të ndodh. E kam këshilluar që të jetë i kujdesshme me Serbinë dhe të hapet aq shumë (Kurtin). Që të futen dhe njërëz të strukturave të shtetit dhe të destabilizohen Kosovën. Ka ndodhur në Veri të Kosovës”, u shpreh Thaçi në News24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat