Së bashku mbështesim Kosovën në luftën kundër COVID-19

Aktuale

Së bashku mbështesim Kosovën në luftën kundër COVID-19

Nga: Beqir Sina - New York Më: 12 qershor 2020 Në ora: 07:30
Ilustrim

Prishtina merr donacionin prej 15.000 testesh për Covid-19 të Lazim Destanit me sipërmarrësit, Remzi Ejupi nga ‘Eurokoha’ dhe Nazmi Viqa nga ‘Abbruch AWR’.

Pikërisht në këtë dramë, është vet filantropi dhe biznesmeni shqiptar në përmasa botërore, Lazim Destani, i cili shkruan në llogarinë e tij në Facebook, se e ndihmon popullin shqiptar, si edhe në rastet e tjera nga të parët në këtë shumë të vështirë, të Coronavirusit COVID-19..

Lazim Destani shkruan se ndihemi mirë që arritëm ta dërgojmë në Prishtinë donacionin prej 15.000 testesh për Covid-19, ndihmë kjo që është realizuar së bashku me miqtë e tij sipërmarrës, Remzi Ejupi nga ‘Eurokoha’ dhe Nazmi Viqa nga ‘Abbruch AWR’.

"Ishte ky një aksion që e ndërmorëm më se një muaj më parë në bashkëpunim me Ministrin e atëhershëm të Shëndetësisë Arben Vitia dhe që e mbyllëm me sukses këto ditë" thotë ai.

Zoti Destani tregon se për ta përmbyllur këtë aksion, sot së bashku me miqtë e tij ka udhëtuar me aeroplan privat nga Dyzeldorfi në Prishtinë.

Image

"Po ditën e sotme, testet i dorëzuam në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike ku krahas drejtuesve të Institutit këtu ishin prezent Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt si dhe autoritete të tjera të vendit".

Ai thotë se nga këto 15.000 teste, 12.000 janë për shëndetësinë në Kosovë, 2.000 do të dërgohen në Maqedoninë e Veriut dhe 1.000 janë për Luginën e Preshevës.

Filantropi dhe biznesmeni shqiptar në përmasa botërore, Lazim Destani, shkruan se "Shpresoj ky donacion të jetë një ndihmesë e efektshme në luftën kundër koronavirusit, si dhe uroj pandeminë ta kalojmë sa më shpejt duke iu kthyer normalitetit sa më parë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat