Hapet për vizitorë ish-burgu i Prishtinës

Aktuale

Hapet për vizitorë ish-burgu i Prishtinës

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 07:41
Ish-burgu i Prishtinës

Për nder të 21-vjetorit të çlirimit të Kosovës, sot do të hapet për vizitorë ish-burgu i Prishtinës, i cili ndodhet në rrugën “Luan Haradinaj”, përkrah Stacionit të Policisë Qendra, në Prishtinë.

Ish-burgu do të hapet në ora 10:00, ndërsa planifikohet që në të ardhmen të shndërrohet në muze.

Në hapjen e "Strehës së kujtimeve, Burgut të përndjekjes" për vizitorë, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat