Vjosa Osmani viziton Trenin e Eksodit në Bllacë, aty ku qindra shqiptarë po kërkonin shpëtimin

Aktuale

Vjosa Osmani viziton Trenin e Eksodit në Bllacë, aty ku qindra shqiptarë po kërkonin shpëtimin

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 08:40
Treni i Eksodit në Bllacë

Kosova sot po shënon Ditën e Çlirimit të saj. Pas përpjekjeve shekullore për liri dhe luftës së UÇK-së e intervenimit të NATO-s, shqiptarët e Kosovës 21 vite më parë u çliruan, duke u bërë kështu siç do popull tjetër, i lirë në vendin e vet.

E pikërisht në nderim të kësaj ditë, e në kujtim të vuajtjeve të popullit shqiptar në Kosovë, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e shoqëruar nga  zëvendëskryeministri i Republikës Veriore të Maqedonisë, Bujar Osmani dhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma vizitojnë Trenin e Eksodit në Bllacë.

Ngjarja siç bën të ditur Zyra e Kryetarit të Kuvendit, do të mbahet me fillim nga ora 17:30.

Kolonat e gjata të shqiptarëve të dënuar nga shtëpitë e tyre, teksa kërkojnë një streh në Shqipëri e Maqedoni, vazhdojnë të jenë imazhi i vërtet i luftës që ka ndodhur në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat