​Cakaj: Plan të përbashkët veprimi për të ndihmuar Luginën

Aktuale

​Cakaj: Plan të përbashkët veprimi për të ndihmuar Luginën

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 09:31
Gent Cakaj me krerët e Këshillit Kombëtar Shqiptar

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtëm dhe Evropës i Shqipërisë, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Bujanoc është takuar edhe me krerët e Këshillit Kombëtar Shqiptar për të biseduar për gjendjen e shqiptarëve në Luginë dhe shqyrtuar mundësitë e mbështetjes së tyre.

Ai tha se bashkërisht do të përpilojnë një plan të përbashkët veprimi për të ndihmuar disa sektorë kyç për Luginën e Preshevës.

Gjithashtu përmendi hapjen e Konsullatës së Përgjithshme për të forcuar lidhjen mes Shqipërisë dhe shqiptarëve të kësaj ane.

“Patjetër, këtu duhet të hapim Konsullatën e Përgjithshme për të mundësuar një lidhje më të fortë mes Shqipërisë e shqiptarëve dhe me diplomacinë tonë do të kemi shumë shpejt masa shtesë për të forcuar marrëdhënien me diasporën e Luginës”, tha Cakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat