Ish të burgosurit politikë, mbesin bazament të rezistencës për lirinë e popullit të Kosovës

Aktuale

Ish të burgosurit politikë, mbesin bazament të rezistencës për lirinë e popullit të Kosovës

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 11:03
Avdullah Hoti

(E plotësuar) - Në kuadër të shënimit të 21-vjetorit të çlirimit të Kosovës, është hap për vizitorë ish-burgu i Prishtinës.

Kryeministri Avdullah Hoti me këtë rast theksoi se është emocion i veçantë të vizitohet burgu i ideve, i njerëzve që kanë firmos më së pari idenë për shtetin e pavarur të Kosovës.

Kryeministri Hoti po ashtu theksoi se 20 mijë burra e gra kanë kaluar përmes këtij burgu.

Hoti: Ish-Burgu vend i ideve për liri dhe pavarësi

“Ky është vendi, burgu i ideve, i njerëzve që kanë firmosë më së pari idenë për shtetin e pavarur të Kosovës, që ka evoluua mandej në demonstrata e 68-tës, ‘81, ’89 e pastaj luftën e armatosur, përpjekje për liri e pavarësi, edhe për lirinë e që e gëzojmë sot. Të jetë kjo në qendër e Kosovës, për të gjithë ata që dëshirojnë me përjetua atë që e kanë kaluar burra e gra nëpër këto burgje me përjetime të jashtëzakonshme”, theksoi Hoti

Ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi tha se shumë veprimtar ishin në këtë burg, që ka qenë një sakrificë e madhe për ta.

Sipas Ministres Dumoshi, ish të burgosurit politik mbesin bazament i rezistencës për lirinë e popullit të Kosovës

Dumoshi: Ish të burgosurit politikë mbesin bazament i rezistencës për lirinë e popullit të Kosovës

“Për mua është një emocion i veçantë se sot jam me shumë ish të burgosur politik të periudhave të ndryshme, të cilët kanë qenë dhe janë, e do të mbesin bazament i rezistencës për lirinë e popullit të Kosovës. Duke falënderuar deputetët e Kosovës eh qeverinë që nxori propozimin për burgun e Prishtinës që të shndërrohet në muze. Burgu i Prishtinës është ndërtuar në vitin 1945 në kohën më të keqe, në kohën e Rankoviqit. Burgu është ndërtuar nga të burgosurit politik, ai ndërtim ka qenë duke i torturuar njerëzit dhe çdo tullë që është vendosur, është bërë prej duarve të burgosurve shqiptarë. Kjo flet për historinë e popullit tonë se sa kemi qenë të fort për të rezistuar për një Kosovë, për të drejtat tona”, deklaroi Dumoshi.

Ish i burgosuri Selatin Nevosella ka treguar për torturat dhe vështirësitë që ka pasur gjatë qëndrimit të tij si i burgosur në vitin 1964. Ai thekson se vendimi i qeverisë së Kosovës që ky objekt të shndërrohet në monument të kulturës është një prej vendimeve dhe shpërblimeve në mënyrë simbolike edhe për ish-burgosurit politik.

Novosella: Në këtë burg ranë edhe dëshmorë

“Ky burg duhet të shndërrohet në gjendjen ashtu siç ka qenë më herët. Në mesin e tyre kam qenë edhe unë për herë të parë në vitin 1964. Ne kemi kryer nevojën në qyp, ne kemi ngrenë bukë në kalanicë me lug druri. Nuk ka pasur kurrfarë lidhje me burgjet e sotme. Megjithatë, kur shndërrohet në një gjendje ashtu siç ka qenë më herët, dhe nuk duhet të shndërrohet për vizitorët që do të trishtohen e frikësohen, por për të parë se në çfarë kushtesh është vepruar, është mendua dhe është sakrifikua. Vet fakti që këtu ka qenë Adem Demaçi, Shaban Shala, Fadil Grajçevci dhe kanë vdekur dhe me dhjetra të tjerë. dy dëshmorë, dhe heroin e Kosovës Adem Demaçi”, deklaroi Novosella.

Nga viti 1945 në burgun e Prishtinës ka pasur të burgosur politik që kanë qenë një pjesë intelektuale shqiptare. Në këtë burg ka qenë i burgosur si Gjon Serreqi, Marie Shllaku, pastaj në periudhën e vitit 1962 Adem Demaçi, e më vonë edhe Osman Dumoshi, Hydajet Hyseni, Ali Lajçi dhe të tjerë.

Ish-Burgu i Prishtinës hapet për vizitorë

Në kuadër të shënimit të 21-vjetorit të çlirimit të Kosovës, është hap për vizitorë ish-burgu i Prishtinës.

Kryeministri Avdullah Hoti me këtë rast theksoi se është emocion i veçantë të vizitohet burgu i ideve, i njerëzve që kanë firmos më së pari idenë për shtetin e pavarur të Kosovës.

Ai po ashtu theksoi se 20 mijë burra e gra kanë kaluar përmes këtij burgu.

Ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi tha se shumë veprimtar kanë qenë në këtë burg që ka qenë një sakrificë e madhe për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat