Zyrtari i VV-së i reagon Pal Lekajt: Për këtë deklaratë skandaloze, tjetërkund do t’i kërkohej dorëheqja ose do të shkarkohej

Aktuale

Zyrtari i VV-së i reagon Pal Lekajt: Për këtë deklaratë skandaloze, tjetërkund do t’i kërkohej dorëheqja ose do të shkarkohej

Nga: G.B Më: 12 qershor 2020 Në ora: 13:46
VV

Ish zëvendësministri i VV-së, Edison Jakurti, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit Pal Lekaj, për fjalën feministe.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kërkim falja ndaj grave është më e pakta që mund të bëjë, duke shtuar se në vende tjera, për deklarata të tilla skandalozë do t'i kërkohej dorëheqje ose do të shkarkohej, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë në Facebook:

Me “politikë feministe” Pali po nënkupton mungesë përgatitje e guximi. Pra, ai po thotë që “femrat” si të tilla janë frikacake. Kërkim falja publike ndaj grave, gjysmës së popullsisë, është minimumi që do t’duhej ta bënte. Për deklarata të tilla skandaloze, tjetërkund do t’i kërkohej dorëheqja nga pozita publike ose do të shkarkohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat