Rrahet një serb nga dy egjiptianë, ministri Jevtiq akuzon shqiptarët

Aktuale

Rrahet një serb nga dy egjiptianë, ministri Jevtiq akuzon shqiptarët

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 17:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një serb nga Istogu sot është sulmuar nga dy persona të komunitetit egjiptian.

Vetë viktima kishte shkuar në Policinë e Kosovës dhe ka informuar se u sulmua nga ata dy, të cilët kishin shkuar në pyllin e tij, në fshatin Oprashkë, për të vjedhur dru.

Por, ministri serb për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, këtë faj ua la shqiptarëve. Ai përmes një postimi në Twitter ka publikuar fotografitë e viktimës dhe shkruan se ai u rrah nga shqiptarët.

Image

“Serbi i vetëm i kthyer që jeton me familjen e tij në fshatin Oprashkë, komuna e Istogut, Petko Miletiq, është rrahur nga shqiptarët. Pekto aktualisht është duke marrë trajtimin mjekësor në ambulancën lokale. Incidenti ka ndodhur këtë mëngjes është raportuar në polici”, ka shkruar Jevtiq.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, që tha se dy të dyshuarit aktualisht janë në ndalim policor.

“Njësitet relevante pranë stacionit policor në Istog, menjëherë iu kanë përgjigjur në vendin e ngjarjes dhe pas një pune intensive kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit e këtij rasti që janë Rr.G., i lindur më 1998 m/k/egjiptian dhe Rr.G., i lindur me 2001, m/k/egjiptian”.

Sipas viktimës incidenti ka ndodhur pasi ai ishte munduar që t’i ndalë të dyshuarit, mirëpo te njëjtit e kishin sulmuar dhe goditur duke i shkaktuar lëndime trupore.

Pas intervistimit me urdhër te prokurorit të shtetit të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat